E duam Europa Leaguen e Premierligën

Wayne Rooney i ka sfiduar ekipet konkurrente, në Angli dhe në Evropë. Sulmuesi anglez i ka treguar objektivat që ka sivjet me Manchester Unitedin.
“Në kampionat jemi vetëm pak pikë prapa dhe mund ta mbrojmë titullin. Pastaj, synoj ta fitoj edhe Europa League. Këta janë dy kompeticionet ku duam të bëjmë mirë”, theksoi sulmuesi anglez në një intervistë për FIFA.com.
Rooney shpreson të arrijë suksese edhe në Evropian, pasi dështoi të kishte suksese me Anglinë në Botërorin 2010. Rooney ndihet keq që nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve vjet, por u ngushëllua me titullin në Premierligë.