Xhuzepe Rosi: I përgjigjem vetëm Adriano Galianit
Romë - Xhuzepe Rosi dëshiron t’i përgjigjet vetëm kërkesës së Adriano Galianit për të marrë shërbimet e tij. Fenomeni i ri italian i hap dyert skuadrës së Milanit që nga Afrika e Jugut, ku po angazhohet me përfaqësuesen për Kupën e Konfederatave.
“Jam një milanist prej kohësh, -deklaron super talenti i sulmit italian. -Shembujt e mi janë Gulit dhe Van Basten. Çfarë bëj nëse më kërkon Galiani? I përgjigjem... mirupafshim!”
Mesazhi i Rosit është i qartë, pritet reagimi i Galianit. Sulmuesi i kampionëve të botës bëri një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë në përballjen me Shtetet e Bashkuara, duke arritur të shënojë dy gola kur u fut në lojë vetëm në pjesën e dytë.
Me këtë deklaratë sulmuesi i Vilarealit injoron interesimin e Juventusit, i cili ka shprehur hapur dëshirën për të marrë shërbimet e tij. Kartoni i Xhuzepe Rosit kushton rreth 20 milionë euro, një shifër e përafërt me atë të Xhekos nga skuadra e Volfsburgut.
Me daljen në skenë të pistës “Rosi”, klubi i Milanit do të detyrohet të bëjë një zgjedhje mes të dy sulmuesve.