Beqiraj shënon për fitore

Podgoricë, 22 gusht - Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren e Buduqnostit si mysafir kundër Zetës me rezultat 2:0. Ndeshja është luajtur të shtunën dhe i takonte javës së dytë të kampionatit të Malit të Zi. Beqiraj shënoi në minutën e 84-t për rezultatin përfundimtar të takimit. Ai ka shënuar edhe në xhiron e parë.