E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë argument nuk justifikon braktisjen e Kuvendit, tempullin e sistemit demokratik

Presidenti i Buntestagut gjerman Norbert Lammert ripërsërit qëndrimin kundër bojkoti të opozitë shqiptarePresidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert reagoi ashpër dje ndaj rrugës që ka zgjedhur opozita, për të sfiduar institucionet shtetërore në Shqipëri, si pasojë e humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, me rastin e hapjes së Fondacionit “Konrad Adenauer” në vendin tonë, Lammert u shpreh se asnjë argument nuk mund të justifikojë bojkotin e parlamentit në Shqipëri, pasi ky institucion ka një rëndësi madhore për sistemin demokratik. “Kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet. Roli i parlamenteve është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për sistemet demokratike. Një parlament është  platforma më e rëndësishme dhe forumi më i rëndësishëm demokratik që mund të ekzistojë në një sistem demokratik”, tha Lammert. Sipas tij, Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se janë të tepruara oshilacionet politike që sponsorizohen si pa të keq nga një forcë politike. “Bundestagu një vit më parë, ratifikoi MSA-në duke dhënë një mesazh mjaft të qartë, duke sinjalizuar kështu mjaft qartë dhe dallueshëm që Shqipëria ka një perspektivë europiane. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duhet të ketë dhe një perspektivë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Kryetari i Bundestagut Gjerman. Ndërsa nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu kënaqësinë e veçantë të rihapjes së Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri pas një periudhe intensive në vitet  ‘92-’96, duke e cilësuar rikthimin e tij, një simbolikë shumë të fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Konrad Adenauer në një prej citimeve të tij thoshte se: ne të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por në botë ne kemi horizonte të ndryshme. Ajo që unë mund të them sot se ne këtu në Shqipëri bashkë me këtë fondacion shumë të rëndësishëm kemi të njëjtin horizont: vlerat, shtetin ligjor, mbrojtjen e shtetit ligjor, forcimin e demokracisë dhe integrimin nëBashkimin Europian. Nuk është rastësi dhe ne ndjehemi shumë të nderuar me hapjen e kësaj zyre të këtij fondacioni, sot është këtu Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, një mik i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeparlamentarja Topalli. Ajo shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e dhënë nga zoti Lamert, Bundestagu gjerman dhe Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese, si në votimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe votimit që i kanë bërë Protokollit të Anëtarësimit, duke bërë të mundur që sot Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s. “Po ashtu siç tha zoti Lamert, ne e konsiderojmë këtë vizitë, ardhjen e tij në Shqipëri si një moment të rëndësishëm të inkurajimit për të çuar përpara marrëdhëniet tona, tashmë intensive ndërparlamentare, por që do të bëhen edhe më të forta. Natyrisht e kam fjalën edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe të niveleve të tjera. Unë e falënderoj sërish zotin Lamert për këtë vizitë në këtë moment të rëndësishëm të hapjes së kësaj zyre kaq të rëndësishme”, deklaroi më tej, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Fondacioni politik, i Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë, aktualisht forcë në pushtet,  mban emrin e Kancelarit të parë gjerman Konrad Adenauer, rikthehet Shqipëri pas periudhës 1992-1996. Kryetari i Bundestagut gjerman Lammert, duke vlerësuar hapjen e kësaj përfaqësie shumë të rëndësishme për jetën politike dhe zhvillimetdemokratike shqiptare, tha se Shqipëria mbetet vendi i një rëndësie tejet tëveçantë për Gjermaninë.Zoti Lamert cilësoi bashkëpunimin mes dy parlamenteve, të një niveli shumë të mirë, dhe falënderoi në mënyrë të veçantë rolin e Kryetares së  Kuvendit për rritjen e këtij bashkëpunimi. “Mendoj që me hapjen e zyrës së këtij fondacioni ne do të kemi mundësi të rilidhim traditën e miqësisë sonë mjaft të mirë në të mirë të së ardhmes sëdy vendeve”, tha ai. Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe Kryetari i Bundestagut Gjerman Norbert Lammert morën pjesë në inaugurimin e zyrave tëFondacionit “Konrad Adenauer”, në Tiranë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›