“Ligjet”, fond special për kompensimin e ish-pronarëve
Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për kompensimin financiar të subjekteve të shpronësuar pritet të rritet ndjeshëm. Në komisionin e ligjeve është diskutuar drafti që i hap rrugën krijimit të një fondi special për këtë qëllim, që do të përshpejtojë gjithashtu procesin e kompensimit financiar. Propozimi mbërrin nga Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë.“Fondi do të jetë në dorë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe një llogari do të hapet në thesarin e shtetit”, u shpreh Mihal Kopani, ekspert i Ministrisë së Drejtësisë.Në këtë llogari do të kanalizohen të gjithë të ardhurat për kompensimin financiar të pronarëve jo vetëm fondet që mbërrijnë nga procesi i legalizimit apo privatizimet por edhe nga donacionet.Krijimi i këtij fondi special është një garanci që procesi i kompensimit do të vijojë me ritme të shpejta dhe të përmbyllet në një kohë të shkurtër.Drafti ligjor i hap dritën jeshile kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara në një shkallë më të gjerë, edhe për sipërfaqe mbi 200 metra katrorë. Përfundimi i kompensimit financiar do të pasohet nga ai fizik....