E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Imami merr pjesë në ministerialin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami do të marrë pjesë në takimin informal të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Stamboll, Turqi, më datë 4 dhe 5 shkurt.Gjatë këtij ministeriali do të diskutohen çështje, që kanë të bëjnë me angazhimet e NATO-s.Pas takimit, ministri i Mbrojtjes do të udhëtojë për në Mynih, Gjermani, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës evropiane dhe më gjerë.Gjatë konferencës do të diskutohet mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe strategjinë dhe misionin e NATO-s....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›