“Komisionin hetimor e miratojmë që sot, PS-ja të bëjë propozimin në Kuvend”

Kryeministri Berisha shpreh edhe angazhimin e mazhorancës për të shqyrtuar kërkesat ligjore të opozitësKreu i ekzekutivit sqaron se është në pritje të një përgjigjeje nga ana e opozitës, për të thyer bojkotin dhe rinisjen e jetës parlamentare me plotësimin e rekomandimeve të rezolutës së Këshillit të Evropës. Kryeministri Berisha theksoi se nëse socialistët i drejtohen Kuvendit, atëherë në sajë të propozimit të tyre mazhoranca do të miratojë ngritjen e komisionit hetimor. Berisha u shpreh gjithashtu se nuk ka komplekse të ulet në një tryezë me Ramën në prani edhe të Presidentit, në mënyrë që çështja e shumë përfolur dhe e sfumuar mediatikisht, të marrë zgjidhje Leonard QukuKryeministri Sali Berisha deklaron edhe njëherë se është i gatshëm për të dëgjuar kërkesat e opozitës, me kusht që ato të propozohen në sallën e Kuvendit. Shefi i ekzekutivit u shpreh se shumica parlamentare ka shprehur vullnetin e saj për çdo pretendim ligjor dhe që nuk bie ndesh me Kushtetutën, të shqyrtohet dhe t’i jepet zgjidhja më e mirë politike. “Lidhur me komisionin hetimor, ne ju garantojmë ju, se ne që nesër (sot) do ta votonim, megjithëse nuk e paraqesim këtë seancë, ndonëse ka ide të tilla. Nëse e paraqesim në përputhje me ligjin, i takon të marrësh kryetarin. Kështu që po presim socialistët që sapo të vijnë, ta paraqesin, ne ta votojmë. Ka një rezolutë, kërkesat e të cilës ne i votojmë pikë për pikë, pa asnjë lloj hezitimi. Unë prapë e ftoj zotin Rama që të shqyrtoj rezolutën dhe të mos rrimë të bëjmë deklarata dhe të ulemi dhe të zbatojmë. Rezoluta është një dokument me të vërtetë shumë i mirë dhe ulja për ta zbatuar, është interesi më i mirë i Shqipërisë dhe i secilës forcë politike. Le të ulemi të zbatojmë rezolutën dhe kjo është ftesa ime për zotin Rama”, u shpreh kryeministri, duke i apeluar kreut të opozitës që të mos fshihet më pas hijes së bojkotit, por t’i drejtohet Kuvendit dhe t’i ngrejë aty kërkesat e tij.Kryeministri theksoi se është i hapur për çdo ndërmjetësim të Presidentit të Republikës, për të ulur palët politike në tryezën e diskutimeve. “Ne e kemi bërë shumë të qartë pozicionin tonë, se ne mirëpresim kontributin e cilitdo personalitet, natyrisht Presidentit të Republikës dhe cilitdo tjetër, që e ndjejnë se mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Kjo deklaratë është bërë nga unë, tri ditë më parë, kjo deklaratë është bërë dje nga kryetari i grupit parlamentar, kjo deklaratë qëndron plotësisht. I vetmi problem që ne kemi dhe asgjë tjetër, është se ne mendojmë se një takim që jep rezultate dhe nuk firmos dështimin është i vlefshëm; një kafe pa rezultate edhe ajo mund të pihet, por nuk është ajo që pritet. Nuk ka asnjë paragjykim, por i vlefshëm është një takim që jep rezultate”, deklaroi Berisha.I pyetur nëse ka ndonjë vështirësi për t’u ulur në tryezën e presidentit Topi, duke e paragjykuar atë si ish-vartësin e tij, kryeministri Berisha u përgjigj se nuk vuan nga ky kompleks. Duke e konsideruar këtë si të pabazë Berisha tha se, “ish-vartësin tim, kur unë kam bërë përpjekjet për ta zgjedhur president, nuk e kam zgjedhur për ta bërë vartësin tim”. “Ai është Presidenti i Republikës. Ka vetëm një njeri, i cili nuk e di nëse do ta marrë përsipër apo jo këtë gjë, por nëse ai e merr përsipër këtë, mendoj se nuk do të na ftojë me lugë në brez, por do të ulemi të punojmë. Hiqeni nga mendja se mund të ketë nga ana ime ndonjë lloj paragjykimi, për asgjë. Edhe një herë thirrja ime për zotin Rama është të ulemi, rezoluta është shumë e mirë, është me të vërtetë në interesin e Shqipërisë. Kushdo që e lexon rezolutën, kushdo që lexon shqetësimet dhe preokupimet që shprehu ajo sallë, kupton se ai është një apel, shumë i ndershëm, miqësor për të proceduar”, tha Berisha.Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm të ulet në një tryezë me kryesocialistin, sapo ftesa të bëhet publike nga Presidenti.“Unë kategorikisht nuk refuzoj. E vetmja gjë që e them edhe një herë e dobishme, është që të firmosim një sukses, besoj se kjo është normale apo jo”, theksoi kryeministri.Duke iu referuar vizitës në Shqipëri të delegacionit të Këshillit të Evropës, Berisha theksoi se KiE ka disa rekomandime specifike mbi situatën politike në Shqipëri dhe kapërcimin e saj. Në këtë pikë, kreu i qeverisë u shpreh se Këshilli i Evropës kërkon nga opozita të rikthehet në parlament dhe ka një kërkesë të qartë për mazhorancën për ngritjen e komisionit hetimor. “Këshilli i Evropës ka miratuar një rezolutë shumë serioze, shumë solide në të cilën Këshilli i Evropës shprehet në respekt total ndaj institucioneve të këtij vendi. E dyta, Këshilli i Evropës kërkon në mënyrë të qartë dhe eksplicite njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve; e treta, Këshilli i Evropës kërkon nga qeveria shqiptare të ngrejë komision hetimor parlamentar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, i kërkon opozitës të hyjë në parlament për të marrë pjesë në punimet e këtij komisioni. Këshilli i Evropës jep sugjerime për shumë çështje”, deklaroi më tej kreu i qeverisë, duke premtuar kapërcim të shpejtë të çështjes, për të mos u dhënë mundësi medieve ta trajtojnë atë si objekt thashethemesh të pafundme....