E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje incident nga shtimi i udhetareve

Ministrja e Puneve te Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska, beri te ditur dje se me gjithe shtimin e madh te numrit te udhetareve ne kufirin me Kosoven, ditet e fundit nuk ka pasur asnje incident ose shkelje ligji. "Situata ne kufirin me Kosoven pas shpalljes se pavaresise eshte 'e qete dhe e rregullt'. Gjate fundjaves u rrit shume numri i udhetareve dhe automjeteve dhe kufirin e kaluan mbi tremije udhetare, por nuk pati asnje shkelje te sigurise, as pengesa ne komunikacion apo probleme te tjera ne kufi", deklaroi Jankullovska, duke theksuar se gjithcka ka kaluar "ne menyren me te mire". Ajo shtoi se vemendja e Ministrise se Puneve te Brendshme eshte perqendruar ne mbikeqyrjen e kufirit shteteror, per shkak te, sic theksoi ajo, "kontekstit rajonal te ngjarjeve".
Pyetjes se gazetareve per komisionin nderkombetar rreth vijes kufitare ndermjet Maqedonise dhe Kosoves, afati prej 120 ditesh per krijimin e te cilit tashme ka filluar te llogaritet, ministrja Jankullovska iu pergjigj se ajo "eshte kompetence e Ministrise se Puneve te Jashtme" dhe se institucionet e tjera, te cilat marrin pjese ne percaktimin e ketij kufiri, tashme kane emeruar perfaqesuesit e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›