E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e Kosoves

Nga Anne Applebaum*
Ashtu si jo cdonjerit sot mund t’i kujtohet, lufterat e Jugosllavise nuk filluan ne Bosnje, jo ne Kroaci, por ne Kosove. Vargu i ngjarjeve qe cuan ne masakren e Srebrenices dhe ne bombardimin e Beogradit filloi atje, ne fund te viteve 1980, kur udheheqesi serb, Sllobodan Milloshevic, ndermori nje varg masash represive kunder kesaj "krahine autonome" kryesisht shqiptare, gjysme te pavarur, brenda Serbise. Keto kulmuan ne 1990, kur Milloshevici i dha fund gjysme-pavaresise, anuloi pavaresine, vendosi forca te reja policore, mbylli gazetat shqiptare, deboi profesoret e universitetit, dhe solli pergjithesisht nje kaos politik dhe ekonomik.
Synimi i Milloshevicit ishte te rishpallte dominimin serbo-ortodoks mbi Kosoven, vendndodhje e nje beteje me domethenie historike midis serbeve dhe Perandorise Osmane ne 1389 (serbet humben), dhe streha e nje minoriteti vertet te rendesishem serb. Dhe rezultati? Kete jave, pothuajse dy dekada me pas, Kosova – nje shtet me shumice myslimane dhe shqipfoles, ne te cilin eshte e sigurt te besohet, se serbet do te jene me pak se plotesisht te mireseardhur dhe asnje kishe ortodokse serbe nuk do te jete e sigurt nga vandalizmi – sapo ka deklaruar pavaresine prej Serbise. Nje shprehje me elokuente e ligjit te pasojave te pamenduara do te jete e veshtire qe te gjendet.
Ne fakt, duke shikuar turmat qe festonin te shtunen ne mbremje rrugeve te Prishtines, une pyesja veten nese nuk eshte ky nje mesimi me i thelle per te tjeret qe aspirojne te jene fqinje. Objektivi i shpallur i Milloshevicit ishte, mbi te gjitha, lavdia me e madhe e Serbise (ai kishte gjithashtu objektiva te tjera te pashpallura, te tilla si perjetesimi i struktures se pushtetit ne epoken post-komuniste; por kjo s'ka rendesi). Duke nxitur nacionalizmin serb, ai ndihmoi minoritetet serbe ne gjithe Jugosllavine qe te ktheheshin ne milici te vogla. Ata, si shkembim, inspiruan krijimin e milicive te tjera te vogla – kroate, boshnjake, shqiptare dhe te tjera – te cilat filluan te luftonin njera kunder tjetres ne nje varg lufterash te vogla, por te pergjakshme.
Ju me te drejte mund te me akuzoni per thjeshtimin e teper te kesaj kronologjie, por megjithate une mendoj se eshte korrekte te thuhet se rezultati i ketij aktiviteti – diskriminimi, spastrimi etnik, lufta – ishte nje shkaterrim i plote per Serbine. Ekonomia serbe ra poshte e me poshte; dominimi serb ne ish-Jugosllavi u zhduk; Beogradi, kryeqyteti serb, u bombardua. Tani Serbia me te vertete duket sikur eshte gjymtuar: disa vende evropiane dhe SHBA kane njohur pavaresine e Kosoves, dicka qe nuk do te kishte ndodhur dy dekada me pare. Supernacionalisti Milloshevic – lideri qe aspironte nje Serbi te ringjallur, te suksesshme dhe te fuqishme – demtoi vendin po aq sa demtoi vete Serbine.
Ruajeni kete mesim ne mend gjate muajve te ardhshem ndersa te tjere ne Evrope – dhe ndoshta me gjere – perpiqen te perdorin shembullin e Kosoves si nje precedent. Ne fund te fundit, nese shqiptaret mund te jene te pavarur nga Serbia, Abkhazianet dhe osetet e jugut do te deshironin te ishin te pavarur prej Gjeorgjise, basket dhe katalanet nuk shikojne se perse ata nuk duhet te jene te pavarur nga Spanja, dhe kush e di se cfare mund te ndodhe ne Qipro.
Ne disa prej ketyre rasteve, ka te tjere, fqinje me te medhenj qe mund te jene te interesuar per te lehtesuar shkeputjen, ashtu si Serbia lakmon te inkurajoje serbet etnike ne Bosnje ose Kroaci. Me e jashtezakonshme, dhe me e njohur, eshte se ruset kane bere kercenime ogurzeza dhe sugjerime te erreta mbi keto grupe separatiste gjeorgjiane, dhe kushdo mund te dalloje me lehtesi logjiken e tyre. Cfare menyre perfekte per te marre hak ndaj gjeorgjianeve te veshtire dhe te dashuruar pas NATO-s: Inkurajimi i minoriteteve etnike te Gjeorgjise per te nisur nje lufte civile. Vec kesaj, momenti nuk mund te jete me i mire. Ne ditet me te zbehta te administrates Bush, eshte Abkhazia nje shqetesim qendror per ndokend? Gjate fushates me interesante presidenciale amerikane te dekadave te fundit, a i ka ardhur ndokujt ndermend per Osetine e Jugut?
Vetem nese Abkhazia dhe Osetia e Jugut do te shkeputen, dhe kete do ta pasoje lufta civile ne Gjeorgji, ruset atehere duan te kene nje shtet te deshtuar ne kufijte e tyre. Dhe, ashtu sic e dime nga Jugosllavia, Lindja e Mesme dhe Afrika, lufterat etnike dhe civile fetare kane nje menyre te rrezikshme perhapjeje tek fqinjet e tyre. Kaosi ne Gjeorgji mund te jete ne interesin afatshkurter te nje grupi te vogel putinistesh, te deshperuar per te ngritur fantazmen e luftes, te ngacmojne Perendimin, dhe te kapen pas pushtetit (ashtu si Milloshevici, dikur e nje kohe), por kjo padyshim qe nuk eshte ne interesin afatgjate te Rusise.
Per pasoje politika e Rusise karshi ketyre levizjeve qe aspirojne shkeputje gjate javeve te ardhshme do te nxjerre ne shesh shume prej mentalitetit te klanit drejtues te Rusise. Nese banoret e Kremlinit kane nje cope shqetesimi mbi mireqenien e bashkatdhetareve te tyre ne te ardhmen, ata duhet te heshtin dhe te perpiqen te qetesojne cilindo. Nese jo – atehere une shpresoj qe ata te kujtojne se rreziqet e ligjit te pasojave te pamenduara mund te zbatohen edhe ndaj tyre.
Marre nga: “The Washington Post”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›