E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajvani sulmohet nga Kina

Tajvani e njohu zyrtarisht dje pavaresine e Kosoves. "Tajvani e njeh zyrtarisht duke nisur nga sot Kosoven", i deklaroi shtypit ministri i Puneve te Jashtme, James Huang, duke shtuar se i ofrohen marredhenie diplomatike Prishtines. Kina reagoi me zemerim ndaj njoftimit te Tajvanit, duke siguruar se ishulli nuk kishte pse te kishte asnje opinion lidhur me kete ceshtje. Tajvani u shkeput nga Kina popullore pas luftes civile te 1949. Ishulli eshte njohur ne planin diplomatik nga rreth njezet vende.
SHBA, Kines: Trego mirekuptim
Situata e Kosoves eshte "unike", i thane dje Shtetet e Bashkuara, Kines, ne perpjekje per te zbutur kundershtimin e Pekinit per pavaresine. “Kjo eshte nje situate unike ne Kosove, vertete shume unike dhe nuk ka asnje si kjo ne bote", citoi
ndihmessekretari amerikan i Shtetit, Chris Hill, cka u kishte thene zyrtareve ne Pekin. Me heret, zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze, Liu Jianchao, perseriti kundershtimin e Kines per pavaresine e Kosoves. "Ne mendojme se rezoluta e ceshtjes se Kosoves, rrezikon paqen dhe stabilitetin e rajonit te Ballkanit, rregullat baze te marredhenieve nderkombetare dhe autoritetin e rolin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara", tha Liu ne nje konference te rregullt shtypi ne Pekin. Hill, i cili ndodhet ne Kine per bisedime me homologet tij koreanoveriore dhe kineze lidhur me programin berthamor te Phenianit, tha se SHBA gjithashtu deshirojne marredhenie te mira me Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›