Asnjë negociatë me Greqinë. MPJ: Grupi pune vetëm për verifikim

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme Gazmend Turdiu përgjigjet prere, se nuk ka negociata me shtetin helene. "Nuk ka negociata me palën greke. Kjo është e padiskutueshme. Ka një grup pune i ngritur mbi bazën e urdhrit të kryeministrit që ka detyrë të shqyrtojë situatën dhe të paraqesë propozime në aspektin teknik, për t'i paraqitur këto propozime më pas në institucionet vendimmarrëse për shqyrtim dhe për vendimmarrje".
Turdiu sqaron se detyrën qe grupi i punës i ngritur nën drejtimin e ministrisë se Jashtme dhe në përbërje të një sërë ekspertesh nga disa ministri dhe akademi, si ajo ushtarake dhe e shkencave.
"Ky grup pune nuk është absolutisht grup negociator. Ky grup pune ka detyrë të orientojë qeverinë drejt zgjidhjeve të mundshme të këtij problem. Ky grup pune i paraqet qeverisë se cilat pozicionet dhe interesat e Shqipërisë parë nga pikëvështrimet e këtyre institucioneve që marrin pjesë në grup pune", tha Turdiu.
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë sonë te jashtme mohon të këtë kushtëzime nga Athina zyrtare për marrëveshjen ujore. Baza mbi te cilën punon grupi shqiptar është vendimi i gjykatës sonë kushtetuese thotë ai.
"Ka pasur një shqetësim nga pala greke për rrëzimin e marrëveshjes së firmosur mes ministrave të jashtëm nga Gjykata Kushtetuese dhe ata kërkojnë që Shqipëria të propozojë një rrugëzgjidhje. Në asnjë rast nuk na është vendosur ndonjë kusht", u shpreh ai cituar nga AS.
Ai hedh poshtë edhe një kushtëzim të mundshëm të statusit kandidat nga Greqia me marrëveshjen ujore.
"Ajo që unë mund të them është se unë nuk kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Gjithashtu do shtoja se duhet të vini re se edhe pala greke nuk e ka ratifikuar marrëveshjen. Kjo do të thotë se ne i kemi bërë të qartë palës greke se vendimi I Gjykatës Kushtetuese e ka bërë atë marrëveshje nul dhe të paqenë", tha Turdiu.
Numri dy i ministrisë se Jashtme thotë se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pasur asnjëherë kufi ujor. Protokollet mes dy vendeve flasin vetëm për piken e fillimit te këtij kufiri, por jo se ku kalon ajo. Por nëse dy vendet nuk bien dakord me pretendimet e ndarjes se kufirit, ka vetëm një zgjidhje: "Është gjithmonë çështje negociate", tha Turdiu. /Start/
2012-08-21 17:06