Mbyllet me sukses ankandi në euro për bono thesari

Ky është ankandi i dytë për bono thesari në euro që organizon Ministria e Financave për vitin 2012, ankandi i parë u organizua nga ky institucion më 24 Korrik.
Në këtë ankand u ofruan 15 milion euro bono thesari, ndërkohë që kërkesa e tregut ishte rreth 20.7 milionë euro, nga të cilat 9.85 milionë euro ishin kërkesa të individëve për të investuar në këtë instrument dhe pjesa tjetër nga investitorë të ndryshëm si banka, subjekte të ndryshme etj.
“Kjo është pjesëmarrja më e larte e individëve në të gjashtë ankandet e bonove të thesarit ne euro që ka organizuar deri tani Ministria e Financave duke reflektuar besimin e qytetarëve në titujt qeveritar si investimin më të sigurt në treg. Interesi i qytetareve për të investuar në bono thesari në euro ka ardhur vazhdimisht duke u rritur kështu në Dhjetor 2011 këto kërkesa ishin 1.8 milionë euro, ne Korrik 2012 arritën vlerën 4.8 milionë euro për të vijuar në Gusht rritjen në 9.85 milion euro”, bëri me dije Ministria e Financave.
Zhvillimi i këtyre ankandeve u parapri nga një fushatë e gjerë publicitare e organizuar nga Ministria e Financave e cila kishte si objektiv informimin e qytetarëve rreth mundësisë së investimit në tituj qeveritarë dhe në bono thesari në euro si mënyra më e mirë duke pasur risk zero dhe interesa të larta fitimi. Ministria e Financave mirëpret çdo investitor të mare pjesë në ankandet e titujve qeveritarë. /Start/
2012-08-22 09:54