OKB: Uria në vendet e Afrikës Lindore vazhdon të përhapet

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 22:00
Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë se uria në vendet e Afrikës Lindore vazhdon të shtohet dhe se refugjatët somalezë po vërshojnë në Kenia, me gjithë përpjekjet për të lehtësuar kushtet e urisë.
Zyrtarët e OKB-së thonë se gjatë javës së parë të gushtit, mesatarisht 1 mijë e 500 somalezë arrinin çdo ditë në kampet e refugjatëve në Dadaab të Kenias veriore.
Numri i refugjatëve filloi të rritet që nga korriku. Kombet e Bashkuara thanë dje se kriza e urisë ende nuk ka arritur kulmin dhe po i kërkon komunitetit ndërkombëtar më tepër se 1 miliard dollarë ndihma për të shpëtuar jetën e njerëzve. /voa/