E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë ofertë për shitjen e katër hidrocentraleve

Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj, tha se deri më sot nuk është bërë asnjë ofertë për blerjen e hidrocentraleve, duke shtuar se do t’i propozohej qeverinë për të bërë ndryshimet e nevojshme për tenderin.

“Për shkak të mos paraqitjes së asnjë oferte për HEC-t, komisioni vendosi që t’i dorëzojë deklarimin e mos suksesit të këtij procesi. Kjo nuk do të thotë se procesi ka dështuar, pasi gjatë kësaj kohe, të gjithë ofertuesit që janë kompani të rëndësishme, kërkojnë përmirësime të procesit, si procedurat të rregullimit të tregut dhe në lidhje me raportet që do të kenë me Korporatën Energjetike Shqiptare”, theksoi Dervishaj.

Gara për tenderin e shitjes së hidrocentraleve Bistrica 1 dhe Bistrica 2, si dhe HE-i i Ulzës dhe Shkopetit, u hap më datë 10 shtator. Katër hidrocentralet prodhojnë rreth 406 milionë kilovat orë energji në vit, ose rreth 5.5 për qind të të gjithë prodhimit të energjisë në vend. Këto HEC-e i sjellin mesatarisht 6% të të gjithë të ardhurave Korporatës Energjetike Shqiptare. /Start/

                                                                                             2012-09-14 10:42
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›