E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë shenjë nga Rita e dikurshme

Look-u i Rita Orës ka ndërruar shumë sidomos viteve të fundit qysh kur ajo është bërë super e famshme.
Shpeshherë është cilësuar si një nga këngëtaret më me stil ndërkaq, ajo çfarë bie gjithmonë në sy janë flokët e saj të bardhë të cilat i mban të tilla tash e disa vite.

Por, duket se këngëtarja po ka nostalgji për kohët e vjetra, atëherë kur pamja e saj kishte qenë totalisht ndryshe.

Një brune me fytyrë engjëllore dhe një vajzë tejet e thjeshtë. Së fundmi, Rita ka publikuar një fotografi në të cilën ajo shihet e tillë, shumë ndryshe nga Rita e tashme.

“Ha.. Rita e vogël”, ka shkruar këngëtarja duke bashkëngjitur edhe këtë fotografi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›