E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i matures te shkelqyerit ne Tirane. Mbetesit-6 mije

Këtë vit numri i maturantëve mbetës është më i lartë dhe po ashtu, më i lartë është edhe numri i nxënësve të shkëlqyer. Në një bilanc përfundimtar konstatohet se janë mbi 6000 nxënës mbetës, nga të cilët rreth 800 kanë mbetur në më shumë se një provim. Autoritetet e arsimit parauniversitar thonë për “AS”, se Tirana kryeson në listën e rretheve që ka numrin më të lartë të maturantëve ekselentë.

“Numri i mbetësve është rreth 6 mijë e 200, nga të cilët 400 janë në një lëndë. Lidhur me korrektësinë që pati matura shtetërore kishte numër të konsiderueshëm mbetësish sepse ato që mundohen të kopjojnë  janë nxënësit e dobët. Mbetësit në lëndën e matematikës përshembull janë të sistemit të korrespondencës”- thotë drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu.

Por edhe për ata maturantë që mund të kenë mbetur në të katërt provimet, do të ketë një shans. Në dispozicion të tyre do të jenë sërisht tre data ashtu si në maturën që startoi në fillim të qershorit.

“Janë 800 nxënës që kanë më shumë se një lëndë. Pra, kanë dy, tre, por mund të kenë edhe katër. Provimet do të jenë në tre data. Një ditë është letërsia, një ditë matematike dhe një ditë do të jenë provimet me zgjedhje dhe nxënësi mund të ketë dy provime dhe do i japë të dyja në një ditë”- tha Vejsiu.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet dhe shëprndarja e Formularit A2 , në të gjitha shkollat e vendit, dokumenti i fundit për tu plotësuar nga të rinjtë që synojnë të vijojnë studimet e larta. Edhe këtë vit, ky formular nuk do të ketë risi përsa i përket strukturës së vet. Në bazë të rregullores ai do të plotësohet më datë 20 korrik, ndërsë përllogaritja e koeficientëve dhe shpallja e fituesve pritet të dalë nga mesi i gushtit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›