Asnjë shqiptar në delegacionin e Gruevskit
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski edhe gjatë vizitës më të fundit që po ndërmerr në SHBA dhe Kanada nuk ka marrë asnjë ministër shqiptar në delegacionin që e shoqëron.
Delegacioni i Qeverisë i përbërë nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministri për tërheqjen e investimeve të jashtme, Bill Pavleski dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike-Industriale, Viktor Mizo, do të kërkojnë investitorë të rinj, ishte logjike që të marrë me vete të paktën ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini, ose drejtorin për Investime të Huaja Direkte, Visar Fida.
Mirëpo, edhe kësaj radhe Fida dhe Saraçini mbetën në shtëpi, raporton Alsat-M.
"Të gjithë ministrat të resoreve ekonomike dhe institucionet që kanë për qëllim të tërheqjen e investime të huaja janë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë për të vizituar vendet më të zhvilluara me qëllim që të tërheqin investitor të huaj dhe të investojnë në Maqedoni. Për rastin konkret për vizitën në SHBA dhe Kanada ministrat nga radhët e BDI-së kanë vendosur që të qëndrojnë në vend dhe të plotësojnë agjendën e tyre dhe prioritetet që kanë në vendin tonë", tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.
Arsyetimi i tillë i Qeverisë nuk është risi. Në çdo rast të tillë e përsëritin të njëjtën gjë. Edhe pse dihet se gjatë vizitave të ngjashme të kryeministrit në të kaluarën ai shoqërohej gjithmonë nga drejtori i investimeve të huaja, e jo nga drejtori i Zonave të Lira Ekonomike.
(a.k/BalkanWeb)