E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Upton reklamon kufjet me bikini

Mbase reklama është për kufjet, por vështirë se sytë e meshkujve do të përqendrohen në objektin të cilit po i bëhet publicitet në këtë set fotografik.

Arsyeja është se modelja Kate Upton është paksa e zhveshur dhe kufjet që mban në vesh kanë dalë krejtësisht “jashtë loje”.

Në një intervistë kohët e fundit për revistën ‘Style’, ajo ka treguar se në fillim të karrierës specialistët e kanë cilësuar si të shëndoshë.

Modelja 20-vjeçare, e cila u bë e famshme me pozat në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’, është një nga më të pëlqyerat për publikun mashkullor dhe mbase jo zgjedhja e duhur për reklamimine këtyre kufjeve.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›