Asnjë shqiptarë nuk e dëshiron planetin Mars

Ideja e shpërnguljes së njerëzve në planetin Mars ka bërë që të paraqiten më shumë 100 mijë njerëz për të bërë kërkesën. Kroatë, malazez, serb, maqedonsa, slloven gjen në rradhët e këtyre njërëzve, por në assnjë moment nuk sheh një person që është shqiptar dhe nga Bosnje e Hercegovina.
Kështu shkruan Zhurnal duke cituar Vijestin. Në faqen zyrtare të misionit “Mars One” shikon se nuk ka aplikuar asnjë shqiptar qoftë nga Shqipëria apo Kosova, ndërsa nga Maqedonia ka aplikuar një maqedonas 19 vjeçar.
Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilës ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencial me qëllim që 4 prej tyre në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt “planetit të kuq” në Mars.
CNN amerikan ka rikujtuar se një numër i madh i profesionistëve e kanë vënë nën pikëpyetje realizimin e këtij projekti në aspektin praktik dhe financiar, por kjo nuk i ka penguar njerëzit që të aplikojnë, duke përfshirë këtu edhe rreth 30 mijë amerikanë./Indeksonline/