E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asp: S'kërkojmë ta njohë Kosovën, por ti normalizojë raportet

Ambasadori i Suedisë në Beograd Krister Asp vlerësoi sot se në Serbi është krijuar ”nxitje politike” për të shtyrë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “në nivel të gjerë politik”.

”Kryetari (Serbisë Tomislav Nikolic dhe anëtarët e qeverisë së ardhshme të Serbisë kanë dërguar sinjale se do të nevojitet dialogu i gjerë politik në nivel më të lartë,”tha Asp për revistën “Sfidat e integrimeve evropiane”.

Siç vlerësoi ai, vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje te teknike që është ndërprerë pas zgjedhjeve në Serbi, të zbatojnë rregullat e akorduara dhe zgjerimi i dialogut do të merren parasysh anëtarët e BE në dhjetor të vlerësojnë se a i ka përmbushur Serbia kushtet për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

”Tani është më e rëndësishme të gjendet mënyra e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo assesi nuk nënkupton se Serbia duhet domosdo të njeh pavarësinë e Kosovës. BE këtë nuk mund të kërkojë meqë pesë anëtare të Unionit nuk kanë njohur Kosovën,por do të kërkojmë normalizimin e raporteve me fqinjët” tha Asp.

Ambasadori tha se Suedia”fuqishëm mbështet “ pranimin e Serbisë në BE meqë Serbia është stratgjikiesht e rëndësishme dhe anëtarësimi i saj në BE mundet vetëm pozitivisht të ndikoj në regjion.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›