Pensionohet Bin Hammam

Ish presidenti i Konfederatës aziatike të futbollit, Mohamed Bin Hammam, përkundër vendimit të TAS-it, i cili ia lejoi që të merret me futboll, pasi e kishte diskualifikuar për jetë FIFA, ka vendosur të pensionohet përfundimisht.
“Dëshirë e imja është që ta lë futbollin dhe të pensionohem”, ka thënë ai.
Zyrtari nga Katari ishte akuzuar nga FIFA se i kishte blerë votat për zgjedhjen e tij si president në të njëjtin organ, në maj të vitit 2011, disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në shtëpinë e futbollit botëror, ku u konfirmua si president Sepp Blatter.