Camoranesi shitet në Racing

Mauro Camoranesi është shitur nga ekipi Lanus tek Racing Club. Ish përfaqësuesi italian kishte luajtur në divizionin e parë të futbollit argjentinas që nga shkurti i vitit 2011, pasi ishte larguar nga ekipi gjerman Stuttgart, për shkak të problemeve me drejtuesit e klubit.
Ish futbollisti i Juventusit është përforcimi i nëntë i klubit nga Apertura, kampionat ky që fillon më 3 gusht.
35 vjeçari ishte kampion i botës me Italinë në Botërorin 2006. Përpos Juventusit, mesfushori i djathtë në Itali kishte luajtur edhe në Veronë. Camoranesi është futbollist argjentinas, por i natyralizuar në italian.