Asrrestohet vrasësi në kërkim
06/03/2005 Efektivat e policisë kriminale të komisariatit nr 1 vunë në pranga një person në kërkim. Ermal Qemali akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. 30-vjeçari ka konsumuar nenet 76 dhe 22 të kodit penal. Ai rezulton i lindur dhe banues në Tiranë dhe nuk ka qenë dënuar më parë nga togat e zeza. U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet iu kaluan akuzës për hetime të mëtejshme mbi ngjarjen. F.B