Rinas, arrestohen trafikantët e benzit
06/03/2005 Policia kriminale e Rinasit vë në pranga 2 trafikantë automjetesh, njëri prej të cilëve i huaj. Zëdhënësja për shtyp e drejtorisë së qarkut bën të ditur se ra në pranga Grzegorz Deepo nga Polonia dhe Arben Cali nga Lezha. Polaku u bllokua në sportelet e aeroportit me një palë dokumente, dhe targa që i përkisnin mjetit tip benz 250. Autovetura po trafikohej në Shqipëri në bashkëpunim me Calin. Dy të arrestuarve iu bllokua dhe një sasi valute të ardhura nga ky aktivitet kriminal. Mbi ta rëndon akuza "Trafikim i mjeteve motorike në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 141/a dhe 25 të kodit penal. Dosja në ngarkim të tyre iu kalua akuzës. F.B