Arrestohet në flagrancë sekseri i vizës
06/03/2005 Prëfundon në prangat e antitrafiqeve një sekser vizash. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bëjnë të ditur se mbrëmjen e së premtes u kap në flagrancë Kalo Nako. 52-vjeçari u zbulua nga agjentët e antitrafiqeve pranë "Veve Center" në kryeqytet në tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri. "Nako u arrestua teksa bisedonte me një qytetar, i cili ishte i interesuar të gjente një vizë shëngen në tregun e zi për të dërguar kunatën jashtë shtetit. I arrestuari pranoi ti jepte ndihmë hallexhiut, duke i kërkuar në këmbim të vizës 1800 euro në dorë. Dyshohet se ai ka vite që luan rolin e sekserit", saktësojnë blutë. Korçari akuzohet se ka konsumuar vepërn e paeashikuar nga nenet 298/2 dhe 22 të kodit penal. Materialet iu dërguan prokurorisë për zbardhjen e plotë të saj.