Pranga shpërndarësit të drogës
06/03/2005 Bledian Gjylo u arrestua mbrëmjen e së djeshmes nga inspektoërt e antidrogës së drejtorisë së qarkut. Burime zyrtare nga ky dikaster shprehen se 20-vjeçari u kap nga shërbimet e bluve teksa shiste lëndë narkotike pranë shkollës "Abdulla Keta" në Shkozë. Në cilësinë e provës matariale iu gjetën dhe u bllokuan 2.8 gramë "mall". Mësohet se Gjylo ishte dënuar dhe më parë për mbajtje të lëndëve narkotike. Vepra e konsumuar nga i arrestuari parashikohet nga neni 283 i kodit penal. Materialet iu dërguan për kompetencë organit hetimor.