Assad: Siria në gjendje lufte, duhet ta fitojmë
Siri- Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se vendi i tij është në gjendje lufte, më shumë se një vit pasi kryengritja kundër regjimit të tij filloi në Siri.
Duke iu drejtuar kabinetit të tij të ri zoti Assad shtoi se të gjitha përpjekjet duhet të drejtoheshin drejt objektivave për të fituar luftën.
Disa orë më vonë persona të armatosur sulmuan televizionin pro qeveritar Ikhnariya duke vrarë tre persona.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB është duke hetuar një Siri përfshirë detaje për masakrën në Houla. Më herët këtë muaj, me qendër në Gjenevë, Këshilli i OKB-së i bëri thirrje komisionit për të gjetur se kush i kreu vrasjet muajin e shkuar në Hola ku humbën jetën 108 persona.
‘Ne jetojmë në një situatë lufte në të gjitha këndët. Kur jemi në luftë të gjitha politikat dhe të gjithë sektorët duhet të drejtohen për ta fituar këtë luftë’- tha Assad para kabinetit të tij.
Ai kritikoi vendet që i kanë bërë thirrje që të dorëhiqet duke thënë se Perëndimi merr dhe nuk jep dhe kjo është provuar në çdo fazë.
Presidenti Assad ka premtuar reforma por opozita tha se ai nuk do të shkojë dot shumë larg. ‘Ne duam marrëdhënie të mira me të gjitha vendet por ne duhet të dimë se ku interesat tona cenohen’- tha Assad. Më herët aktivistë thanë se luftime të ashpra ndodhen në periferi të Damaskut.
Vitin e shkuar në vazhdën e kryengritjeve së Pranverës Arabe protestuesit pro demokracisë vërshuan në rrugët e qyteteve siriane për reforma politike dhe liri më të madhe. Që atëherë OKB vlerëson se mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën.
Dorina Bilbili/IDEA/