E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirlo: Jemi këtu për të fituar, Gjermania na ka frikë

—-Nga Gentjan Alinani—-

Në prag të sfidës me Gjermaninë, lideri i Italisë Andrea Pirlo beson dhe shpreson se kombëtarja e tij do të fitojë trofeun. Personazhi më i përfolur i ditëve të fundit për atë penallti gjeniale analizon sfidën me rivalët e përjetshëm.

Ata janë të fortë në çdo repart dhe do të jetë një ndeshje e bukur-thotë maestro Pirlo. Ai gjithashtu shton se Gjermania ka frikë nga Italia. Mesfushori i Italisë gjithashtu është i bindur se kombëtarja e tij do ta fitojë këtë kompeticion.

Për golin e çmendur ai i falenderon të gjithë ata që e uruan. Përflitet shumë që Andrea Pirlo është një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë por i pyetur nga gazetarët ai shprehet: Sot është e vështirë të fitosh Topin e Artë kur ke konkurent Ronaldon dhe Mesin.

Ai gjithashtu vlerëson shumë lojtarët gjermanë dhe në veçanti Ozilin. Duhet të kemi kujdes nga lëvizjet e tij, është e ardhmja e futbollit Gjerman-përfundon Pirlo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›