Assad kundër perëndimit:”Nëse ndërhyni, rajoni do të marrë flakë”
Një sulm i fortë i presidentit sirian në prag të takimit në Doha, në Qatar. Përsëri dhunë në qytetin Homs, dhjetëra manifestues të vrarë. Viktima ka pasur dhe nga trupat e rregullta të Damaskut në një konflikt zjarri me ushtarë dezertorë që nuk kanë dashur të merrnin pjesë në shtypjen e protestave.
Damask – Presidenti sirian Bashar al Assad ka paralajmëruar se një veprim i Perëndimit kundër Sirisë do të shkaktonte një “tërmet” e do ti vinte zjarrin gjithë rajonit.
“Doni të shikoni një tjetër Afganistan, apo dhjetëra Afganistan të tjerë?” ka kërcënuar ai në një intervistë të lëshuar në Sunday Telegraph, që e ka publikuar on line. Vendet perëndimore ka vazhduar Assad “do të rrisin presionin, por Siria është tërësisht ndryshe nga Egjipti, Tunizia, Yemeni, historia është ndryshe, politika është ndryshe” ka komentuar ai.
“Siria është tashmë qendra e rajonit, është linja ndarëse dhe nëse luhet me këtë terren shkaktohet një tërmet. Çdo problem me Sirinë do ti vinte zjarrin gjithë rajonit”.
Në prag të takimit në Doha, në Qatar, midis përgjegjësve sirianë dhe një komisioni ministerial i Lidhjes Arabe, i ngarkuar të ndjekë çështjen siriane, Damasku sulmon organizatën dhe nuk ndalon shtypjen e përgjakshme që vazhdon prej shtatë muajsh në vend.
Përsëri dhunë në qytetin Homs, në Sirinë qendrore, e ndërkohë aktivistët e komiteteve të koordinimit lokal në Siri denoncojnë vrasjen e 31 fëmijëve sirianë që nga fillimi i muajit. “Të ndalet menjëherë sulmi ndaj civilëve”, është apeli i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun.
(adisin/BalkanWeb)