Ndoka: Pazaret e partive të mëdha, problemi i zgjedhjeve në Shqipëri
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane(PDK), Nard Ndoka deklaroi sot në një prononcim se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri vjen nga pazaret mes dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
"Problemi i zgjedhjeve në këto 20 vite është krijuar nga pazaret e dy partive të mëdha, PD dhe PS, të cilat janë përpjekur t'i përjashtojnë partitë e tjera politike. PDK u përjashtua në mënyrë të dhunshme nga administrimi i votës në zgjedhjet e fundit duke mos pasur të drejtë që përfaqësuesi i demokristianëve të ishte në procesin e numurimit të votave", tha Ndoka.
Duke u shprehur kritik ndaj kodit aktual zgjedhor ai theksoi se ndonëse në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 PDK mori 28 mijë vota, kjo forcë politike nuk arriti të përfaqësohej në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas Ndokës tre problemet kryesore të akumuluara në këto 20 vite në proceset zgjedhore janë 1. sistemet elektorale; 2. administrimi i votës dhe 3. mungesa e zbatimit të kodit elektoral. "PDK mori 28 mijë vota, por nuk përfaqësohet në Kuvend dhe kjo është absurde, ndërkohë që ka parti që fituan 7-8 mijë vota dhe përfaqësohen në parlament. Ky është deformim", thotë kreu i PDK-së.
(m.a/ata/BalkanWeb)