E Diel, 1 Nëntor 2026

Assad po premton, por nuk po ndal dhunën

Aktivistët kundërshtarë të regjimit të Bashar Al Assadit në Siri raportuan bombardime të reja dhe përleshje mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, në qytetin e trazuar të Homsit.

Dy media sociale shfaqën videot e bombardimeve, filmimet e të cilave besohet të jenë realizuar në zonën Jurat al Shaya. Të tjera pamje filmike të shpërndara po përmes internetit, tregojnë një tank duke qëlluar në lagjen Al Qarabee dhe disa trupa të përgakur.

Një uebsite i aktivistëve flet për të paktën 100 të vrarë në mbarë Sirinë vetëm gjatë ditës së diel.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton pohoi një ditë më parë

se forcat e opozitës siriane po fitojnë terren dhe sa më shpejt t`i jepet fund dhunës, aq më të mëdha janë gjasat që qeveria e Sirisë t’i shpëtojë një sulmi katastrofik të kundërshtarëve.

Kofi Annan i përshkroi si konstruktive bisedimet e zhvilluara në Damask me presidentin sirian.

“Patëm një qasje të përbashkët për sa i takon nevojës për fundin e dhunës”, u tha ai gazetarëve, por pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi atë që u diskutua në takimin kokë më kokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›