E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad premton sërish “reforma”

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 13:04

Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka paralajmëruar një plan objektivash për të ardhmen e Sirisë, duke nënvizuar hapat për ndryshimet kushtetuese dhe për formimin e një komiteti të dialogut kombëtar, i cili do të çonte drejt hartimit të një ligji të ri zgjedhor.

Në fjalimin e tij të tretë me radhë që kur nisën trazirat kundër regjimit të tij, Assad e ka cilësuar situatën në Siri si “moment përcaktues” në historinë e këtij vendi, duke thënë se “i vetmi opsion mbetet përqafimi i së ardhmes”.

Ai tha se hapat drejt reformave do të diskutohen në dialogun kombëtar, ku të gjithë do të marrin pjesë dhe se procesi tashmë ka filluar me formimin e “Autoritetit për Dialogun Kombëtar”, i cili përfaqëson të gjitha elementet e shoqërisë siriane dhe i cili në ditët në vijim do të zhvillojë konsultime.

Analistët politikë janë duke vënë në dilemë faktin nëse fjalimi i Assadit ka ofruar pak ose është realizuar vonë për protestuesit, të cilët janë përballur me një kundërpërgjigje vdekjeprurëse të armatës dhe paramilitarëve sirianë.

Protestuesit kërkojnë që Assadi të japë dorëheqje, kërkesë kjo të cilën ai vetë e hodhi poshtë.

Protestuesit gjithashtu janë duke kërkuar t’u jepet fund vrasjeve dhe përdorimit të torturës nga ana e shtetit kundër oponentëve të regjimit të Assadit dhe shfuqizimin e kufizimeve ndaj lirisë së shtypit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›