Suedi, pranga serbit që shantazhoi mbretin

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 13:30
Mile Markovic, një ish-boksier serb, banues në Stokholm të Suedisë, është arrestuar nga policia e këtij vendi, nën akuzën e planifikimit të shantazhimit të mbretit Gustav.
50-vjeçari, dikur pronar i një klubi striptizi, kishte kërcënuar monarkun se do të publikonte disa foto të tij në shoqërinë e disa femrave lakuriqe, me siguri prostituta.
Arrestimi i Markovic ka ndodhur javën e kaluar në kryeqytetin suedez, por lajmi është publikuar këtë javë nga e përditshmja serbe “Blic”.