E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange: Askush nuk u dëmtua nga Wikileaks

Themeluesi i "Wikileaks", Xhulian Asanzh, kwmbwngul se askush nuk është dëmtuar si rezultat i publikimeve të dokumenteve sekrete amerikane nga website i tij.

 Duke folur në festivalin letrar në Britani, Asanzh, ka thënë “se nuk ka asnjë dyshim zyrtar në publik” që dikush të jetë dëmtuar nga zbulimet në “Wikileaks”.

Autoritetet amerikane po e hetojnë nëse kjo faqe interneti ka dhunuar ligjet amerikane duke publikuar mijëra dokumente sekrete qeveritare amerikane dhe dokumente ushtarake të luftës në Irak dhe Afganistan.

Asanzh është momentalisht i liruar me kusht në Britaninw e Madhe. Ai është duke bërë përpjekje që të mos ekstradohet për në Suedi ku do të përballej me akuzën për dhunim dhe ngacmim seksual. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›