E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli, NATO rinis sulmin ndaj trupave të sigurisë

Shpërthime të fuqishme dhe sulme ajrore janë dëgjuar gjatë mëngjesit të sotëm në Tripoli, por nuk bëhen të ditura objektivat.
 

Agjencia e lajmeve Franceze, AFP shkruan se, fillimisht kanë ndodhur dy shpërthime ndërsa më vonë janë shoqëruar me sulme dhe shpërthime të tjera.
 

Ndërkohë theksohet se, avionët e NATO-s kanë nisur sulme ajrore në Tripoli dhe në zonat përreth.

Zonat në të cilën ka ndodhur shpërthimi, është identifikuar në periferi të vendit si Tajura, e cila që nga fillimi i sulmeve është vënë shpesh herë në qendër të shpërthimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›