E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Siri, protesta kundër dhunës policore

Në shenjë proteste kundër dhunës policore në Siri, në qytetin Hama u mblodhën sërish rreth 100.000 kundërshtarë të regjimit, ku morën pjesë në ceremonitë mortore për demonstruesit, të cilët u vranë një ditë më parë nga policia.
 

Nga mesi i muajit mars, sirianët protestojnë dhe kërkojnë largimin e Assadit, ndërsa deri më tani sipas mediave ndërkombëtare gjatë demonstratave janë vrarë të paktën 1.000 vetë.
 

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon foli të shtunën për një dhunë të tmerrshme që, sipas tij, nuk ndalet as përpara fëmijëve,ndërsa Rusia nuk ka pranuar që Këshilli i Sigurimit të diskutojë për situatën në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›