Cahill beson në titull

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill beson se skuadra do të paraqet konkurrencë për titull në Premierligë gjatë këtij sezoni.
Gjiganti londinez përfundoi në pozitën e pestë në edicionin e shkuar edhe pse triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.
Cahill beson se përforcimet e ardhur gjatë kësaj vere si Oscar, Marko Marin dhe Eden Hazard do ti ndihmojnë skuadrës të luftojë për titull në Premierligë.
“Pa dyshim se jemi konkurrent për titull. Me ekipin që kemi dhe besimin e shtuar nga edicioni i kaluar ndjej se ky do të jetë një vit i mirë për ne”, deklaroi Cahill për The Sun.