E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo shpreson në qëndrimin e Lampardit

Mesfushori Frank Lampard ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean kurse menaxheri Roberto Di Matteo ka theksuar se dëshiron të mbajë reprezentuesin anglez.

34 vjeçari javën e kaluar u shpreh se dëshiron të pensionohet në Stamford Bridge kurse Di Matteo ka përkrahur vazhdimin e qëndrimit të Lampardit.

“Këto janë bisedime mes klubit dhe futbollistit. Por, jam shumë i kënaqur me Frankun, ai tregon kualitetet e tij në çdo ndeshje që luan dhe besoj se do të vazhdon të jetë i dobishëm për ekipin”, deklaroi Di Matteo gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›