E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange Une dhe im bir kercenohemi vazhdimisht me vdekje

Britani e Madhe Intervistë tek “El Pais” e shefit të “Wikileaks”

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, deklaroi dje se ishte bombarduar me kërcënime për vdekje nga ushtarët amerikanë. Ai tha edhe se i biri, Daniel, 20 vjeç, kishte marrë gjithashtu kërcënime me vdekje. Në një intervistë dhënë për gazetën spanjolle “El Pais”, Assange tha se pjesa më e madhe e kërcënimeve me vdekje që ai, i biri dhe avokati i tij kanë marrë janë nga ana e ushtarakëve amerikanë. I biri i Assange, i cili punonte për një kompani interneti, thuhet se është fshehur tani në Australi. “Jam shumë i lumtur që jam liruar. E pashë që mora mbështetje globale veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe në Australi dhe e çmoj shumë këtë mbështetje”, ka deklaruar Assange nga shtëpia ku do të qëndrojë me kusht. Ai tha edhe se policia kishte frikë për jetën e tij kur ai la gjykatën javën e kaluar dhe u la në gjendje të lirë. Për këtë shkak, ai foli pas lirimit vetëm për pak minuta. Më pas ai tregoi se në burg e kishin vënë me njerëz që akuzoheshin për krime të rënda, si abuzimi i fëmijëve dhe vrasës. “Ata ishin pedofilë të çmendur që bërtisnin gjatë gjithë natës, duke rrëfyer krimet e tyre”. Ndërkaq ai i ka mohua të gjitha akuzat që i janë bërë për përdhunim nga dy akuzueset e tij suedeze, duke deklaruar se ishte viktimë e një fushate të ndyrë. “Unë nuk dua që të shoh fjalën ‘përdhunim’ përkrah emrit tim. Deri më sot nuk kam kryer asnjë marrëdhënie seksuale pa dëshirën reciproke”.

Assange jeton në një shtëpi në lindje të Anglisë, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit që do të vazhdojë muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›