E Diel, 1 Nëntor 2026

Assange ekstradohet në Suedi, akuzohet për përdhunim

BRITANI-Gjykata Mbretërore e Drejtësisë Britanike ka vendosur që themelusi i WikiLiks Julian Assange, të ekstradohet në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe agresion seksual.

Vendimi është marrë nga dy gjykatës të Gjykatës së Lartë në Londër. Ky vendim mbështet në këtë mënyrë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë në favor të ekstradimit.

Menjëherë pas dhënies së vendmit nga Gjykata në një prononcim të shkrutër për mediat Assange deklaroi se nuk ka kryer asnjë krim.

“Nuk kam kryer asnjë krim në asnjë vend, ashtu sic edhe e bënë gjykatësit të qartë se urdhër arresti është kaq kufizues. Bëhet fjalë thjesht për cështje teknike, por nëse do të doni të mësoni më shumë hapni faqet time personale ku do bëhet publike gjithcka”,- u shpreh Assange.

Autoritetet suedeze kërkojnë që Asanzh ti përgjigjet akuzave për përdhunimin e një gruaje dhe për gancmimin seksual të një tjetre në Stokholm në gusht të vitit të kaluar.

Asanzh mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Websajti i Asanzh, WikiLiks ka publikuar qindra mijëra mesazhe të diplomacisë amerikane, duke vënë në ‘siklet’ qeveritë dhe biznesnet ndërkombëtare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›