Greqi, ndryshime në udhëheqjen e Forcave të Armatosura
ATHINË- Këshilli Qeveritar për Cështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes (KYSEA) gjatë mbledhjes së djeshme kryesuar nga kryeministri, Jorgos Papandreu vendosi unanimisht nxjerrjen automatike në lirim të Shefave të katër Shtabeve të Përgjithshëm. Vendimi u morr pas referimit të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Panos Beglitis.
Paralelisht, u komunikua edhe dalja në lirim e një numri të madh oficerësh, kryesisht të Marinës Luftarake dhe Forcave Tokësore.
Thirrjen urgjente të KYSEA-së dhe vendimi për ndryshimet radikale në udhëheqjen e Forcave të Armatosura u kritikua rreptë nga të gjitha partitë e opozitës.
Akt jodemokratikë që është kundër interesave kombëtare, e karakterizoi përfaqësuesi i DRe-së për sektorin e Mbrojtjes, Margaritis Ximas dhe denoncoi se «në momentin e rrëzimit të saj nga pushteti, qeveria e PASOK-ut ndryshon udhëheqjen e Forcave të Armatosura dhe madje edhe brënda ditës». Z.Ximas deklaroi se partia e tij nuk do të njoh vendimet.
(e.m/BalkanWeb)