Greqi, Samaras: Qeveria në panik, duhet të largohet
ATHINË- Kryetari i partisë “Demokracia e re”, Antonis Samaras tha sot para grupit të tij parlamentar se referendumi është dëshmi e papërgjegjshmëri ekstreme dhe bllokimit të qeverisë, e cila është në panik dhe duhet të largohet së shpejti për t'i dhënë fund aventurizmit ekstrem.
Samaras tha se qeveria është e rrezikshme për popullin grek dhe të ardhmen e tij, dhe theksoi se ajo duhet të largohet shpejt. Ai sulmoi edhe personalisht Kryeministrin, të cilin e përshkroi si “aventurier”.
Samaras akuzoi Papandreun se "tronditi botën për një marrëveshje që nuk ekziston ende". Sipas tij, “qeveria solli një marrëveshje me ngut për të anulluar atë. Nëse ajo do të anulohej, përse festuan për të?”.
(e.m/BalkanWeb)