E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohen 60 kg kanabis në port

Policia e Vlorës ka sekuestruar 60 kg drogë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa është kapur gjatë një kontrolli rutinë në portin e qytetit.
 

Sipas policisë droga ishte e fshehur në automjetin me targa AA 312 AD dhe dyshohet se kishte si destinacion shtetin italian.

Ndërkohë policia nuk bën me dije identitetin e të arrestuarit por po vijon hetimet nëse ka persona të tjerë të implikuar në trafikun e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›