Assange humb gjyqin, apelon vendimin
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka humbur betejën e pare ligjore për ekstradim ne Suedi lidhur me akuzat për abuzim seksual ne Gjykatën e Larte te Londrës. Pavarësisht vendimit te gjykatës, Assange ka edhe mundësinë e apelimit te këtij vendimi, ndërsa pritet qe këtë ta beje gjate ditës se sotme. 39-vjeçari i mohon te gjitha akuzat ndaj tij për abuzim seksual dhe përdhunim. Ai i cilëson ato si te motivuara politikisht, për shkak te publikimit te materialeve konfidenciale dhe korrespondencat mes ambasadoreve me Uashingtonin. Nëse Assange shkon për gjykim ne Suedi, ShBA-te do te kërkojnë nga shteti nordik ekstradimin e tij ne Uashington për shkak te publikimit te materialeve sekrete nga faqja e Wikileaks. Por duket se dërgimi i tij do te hase pengesa ligjore pasi krimi i Assange ne ShBA dënohet me vdekje, çka ve ne lëvizje te drejtën ndërkombëtare për te penguar ekstradimin.
Shpërndaje