E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stajnberg: Presidenti, simbol i unitetit

Pas Prokurores se Përgjithshme Shtetet e Bashkuara te Amerikës japin mbështetje edhe për presidentin Bamir Topi. Ky ka qene një nga mesazhet qe ka dhënë zëvendës sekretari amerikan i shtetit Xhejms Stajnberg gjate vizitës me kreun e shtetit, e para ne serine e takimeve te ngjeshura me drejtuesit e vendit. Ne njoftimin zyrtar te presidencës thuhet se përfaqësuesi i larte i departamentit amerikan te shtetit vlerësoi rolin institucional te presidentit Topi ne këto momente te vështira për Shqipërinë dhe e siguroi atë se nuk do ti mungoje ndihmesa dhe mbështetja e ShBA-ve, si simbol i unitetit te popullit. Gjate takimit qe zgjati për rreth 40 minuta Stajnberg theksoi qëndrimin e Amerikës për domosdoshmërinë e rivendosjes se dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve te pavarura te vendit. Ndërsa presidenti Topi ritheksoi gatishmërinë e tij për te ndërmarrë çdo veprim qe do nxiste dialogun mes palëve, si dhe mbështetjen për çdo propozim konkret ne shërbim te interesave madhore te vendit. Kreu i shtetit përsëriti dhe një here thirrjen për përgatitjen ne kohe te zgjedhjeve vendore qe do te mbahen ne 8 maj. Pas këtij takimi, Stajnberg u ndal ne kryeministri për te diskutuar me kryeministrin Berisha mbi mundësitë e zgjidhjes se krizës politike ne vend. Me pas përfaqësuesi i departamentit amerikan te shtetit zhvilloi një takim me kryeprokuroren Ina Rama, duke i ofruar serish mbështetjen e Shteteve te Bashkuara si një institucion i pavarur dhe qe duhet te qëndrojë jashtë ndikimit politik. Biseda mes tyre është përqendruar mbi ecurinë e hetimeve për ngjarjen e 21 janarit, ku mbeten te vrare katër demonstrues dhe u plagosen dhjetëra te tjerë. Edhe me pare SHBA ka bere thirrje për një hetim te pavarur dhe transparent te kësaj ngjarjeje. Takimi i fundit i Stajnberg ishte ai me kryetarin e PS Edi Rama për gjetjen e gjuhës se dialogut mes opozitës dhe mazhorances.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›