E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange i përgjigjetJoe Biden: Terrorristëjanë vetë SHBA

SHBA- Terroristë janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu i është përgjigjur akuzave të zëvendës presidentit amerikan Joe Biden, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange. Në intervistën e dhënë për të përditshmen spanjolle El Pais ai akuzon administratën amerikane për përdorim dhune me qëllime politike.

Një ditë më parë zëvendës presidenti amerikan e cilësoi Assange si terrorist të teknologjisë së lartë. Kreu i Wikileaks deklaroi se Biden konsideron terrorizëm të thuash të vërtetën mbi SHBA-të.

“Terrorizëm është të përdorësh dhunën për qëllime politike dhe administrata e Biden vazhdon të ofendojë organizatën tonë dhe shtypin me një objektiv të dhunshëm dhe politik. Ndaj kush është terroristi në këtë rast” ka thënë Assange

Julian Assange deklaron se vazhdon të marrë kërcënime me vdekje, kryesisht nga anëtarë të forcave të armatosura amerikane, madje jo vetëm ai por dhe familja dhe avokati i tij.

Ndërkohë themeluesi i Wikileaks hedh poshtë akuzat me të cilat përballet në Suedi.
“Nuk kam patur kurrë marëdhënie seksuale me dikë pa miratimin e vet” u shpreh ai për gazetën El Pais, e para që interviston e para pas daljes nga burgu themeluesin e Wikileaks.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Assange i përgjigjet Joe Biden: Terrorristë janë vetë SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›