Serbia fton sportistëtkosovarë në turne
BEOGRAD- Për herë të parë pas gati 20 vitesh, sportistët kosovarë janë ftuar të marrin pjesë në një turne të organizuar në Serbi.
Notarja e talentuar kosovare Rita Zeqiri, mori pjesë këtë fundjavë në turneun ndërkombëtar “Sveti Nikola” që u mbajt në Nish ku dhe fitoi katër medalje të argjendta.
Sipas të përditshmes “Koha Ditore”, ajo ishte sportistja e vetme kosovare dhe shkoi me ftesë të klubit organizator të turneut, ku morën pjesë 30 klube nga vende të ndryshme të botës.
“Është hera e parë që një notare nga Kosova merr pjesë në një garë zyrtare që mbahet në Republikën e Serbisë dhe suksesi i arritur është sukses i madh për notin kosovar e vecanërisht për vetë notaren Zeqiri”-thuhet në deklaraten e Federatës së Notit të Kosovës.
Astrit Haliti, sekretar i kesaj federate dhe trajner i notares Zeqiri, tha se Serbia tashmë eëhtë e njohur me potencialin e notarëve kosovarë dhe se politika nuk po ndikon më në sportin e këtij vendi. Me këtë sukses, Zeqiri e çon në 18 numrin e medaljeve të fituara këtë vit duke u bërë kështu një prej notareve më të mira në Kosovë.
(e.n/BalkanWeb)