E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Qyshk,nis në Beograd gjykimindaj njësisë Çakenjtë

BEOGRAD- Ka nisur në Beograd gjykimi i nëntë anëtarëve të njësisë Çakenjtë, të akuzuar për vrasjen e dhjetra civilëve shqiptarë në Qyshk të Pejës në vitin 1999.
Sic raporton agjencia e lajmeve Reuters, procesi po mbahet në sallën për krime lufte të Gjykatës së Lartë në kryeqytetin serb.

Të pandehurit e këtij procesi akuzohen për vrasjen e të paktën 43 civilëve, në 14 maj 1999 , si dhe dhunime, plackitje, shkatërrim dhe djegie të pasurisë së popullsisë civile, me qëllim dëbimin e tyre.

Anëtarët e njësisë Çakenjtë, sipas aktpadisë, kanë vrarë në mënyrën më mizore dhe më shtazarake civilë shqiptarë duke djegur dhe trupat për të penguar identifikimin e tyre.

Sic pohojnë mediat kosovare, gjatë kësaj masakre në fshatin Qyshk u vra dhe Hasan Ceku, babai i ish kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku si dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Gjithësej janë 26 persona që akuzohen për këtë masakër, 17 prej të cilëve ndodhen në arrati dhe kërkohen nga Interpoli.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›