E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange kerkon hapjen e gjyqit

Themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh, ka kërkuar nga Gjykata Supreme në Britani, që ta rihapë ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi.
Këtë kërkesë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Gjykatës Supreme e cila muajin e kaluar, e ka refuzuar kërkesën e Xhulian Asanzhit kundër esktradimit, por avokatët e tij thonë se ata kërkojnë rihapjen e rastit pasi nuk kanë pasur rast t’i analizojnë disa nga provat e paraqitura. Asanzh u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, kur ËikiLeaks i publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara. E cila me pas kaloi ne krize fondesh si pasoje e mungeses se parave nga donatoret . Asanzh akuzohet per ngacmim seksual ndaj dy femrave ne Suedi akuza te cilat ai vazhdimisht i ka mohuar ashper . Ai ka qendruar ne arrest shtepie prej me shume se nje viti në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›