Hague Siria rrezikon te behet Bosnja e ardhshme
Britania ka paralajmëruar se Siria rrezikon të bëhet “Bosnja e ardhshme”. Ministri i Jashtëm britanik tha se përdorimi i armëve të rënda ndaj popullsisë nga ana e qeverisë siriane, si dhe mungesa e ndërhyrjes nga jashtë, do të çojnë në një luftë civile dhe vrasje masive ashtu siç ka ndodhur më parë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Në Sarajevë në fillim të viteve 1990 forcat e armatosura të serbëve të Bosnjës kanë përdorur artilerinë dhe armë të rënda kundër civilëve të paarmatosur.
Njëzet vite më vonë në Homs të Sirisë në fillim të këtij muaji video amatore janë shfaqur duke treguar të shtëna me predhave dhe mortaja ndaj shtëpive të popullatës civile.
Ministri i Jashtëm britanik, Ëilliam Hague tha se ka paralele të rrezikshme mes të dy konflikteve dhe paralajmëron se Siria me shpejtësi është duke ndjekur të njëjtën rrugë drejt luftës civile.
“Siç po shihet regjimi në Siri është duke përdorur armë të rënda kundër zonave të populluara me civilë dhe më pas dërgon forca paramilitare që të vrasin njerëz. Kjo të kujton Bosnjën e viteve '90. Prandaj unë nuk mendoj se ne duhet ta krahasojmë këtë me situatën e vitit të kaluar në Libi”, tha ia.
Në tre vitet që i mori komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë në Ballkan, rreth 100 mijë njerëz u vranë, numri më i madh i vrasjeve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ëilliam Hague ka akuzuar Rusinë për bllokimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit sirian. Por ai nuk dha shenja se Perëndimi është duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje ushtarake, edhe pse ai nuk e përjashton atë.
“Çdo zgjidhje e dhunshme do të përfshinte rritjen e numrit të viktimave dhe do të shkaktonte më shumë vështirësi për popullin sirian. Pra, ne duam zbatimin e planit të zotit Anan”, deklaroi ministri britanik.
Kjo luftë diplomatike vjen ndërkohë që OKB-ja ka paralajmëruar për një përshkallëzim alarmues të dhunës në Siri. Një raport i OKB-së ka akuzuar trupat siriane se kanë torturuar fëmijët dhe i kanë përdorur ata si mburojë njerëzore.